Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani në kuadër të vizitës zyrtare në Mal të Zi ka vizituar komunën e Ulqinit dhe atë të Tuzit.
Në Ulqin, Osmani u prit nga kryetari i komunës, Omer Bajraktari.
Në takim me kryetarin Bajraktari, Presidentja Osmani shprehu mirënjohje të thellë për kontributin e komunës së Ulqinit më 1999, me strehimin e vëllezërve e motrave nga Kosova gjatë periudhës së luftës.
“Ulqini është pikëtakim i shqiptarëve, pavarësisht nga vijnë ata. Me Ulqinin na lidhin jo vetëm raportet familjare, vëllazërore e miqësore, por edhe kujtesa nga ditët e vështira të historisë sonë më të re. Ulqini, Ana e Malit e shumë vendbanime të tjera në Mal të Zi më 1999 u bënë strehë për shumë kosovarë, të cilëve ju i hapët dyert dhe zemrat, ndaj në emër të qytetarëve të Kosovës, faleminderit!”, u shpreh Osmani.
“Në Ulqin tashmë vijmë për të mirë, për t`i shfrytëzuar mundësitë turistike, për t`i mbajtur lidhjet dhe për t`i forcuar ato”, ka thënë Osmani.
Përmes një komunikate për media nga Presidenca bëhet e ditur se gjatë qëndrimit në Ulqin, Osmani realizoi takime të ndara dhe me përfaqësuesit e partive shqiptare në Mal të Zi, si dhe me një grup intelektualësh e miqsh të Kosovës.
Ndërkaq në komunën e Tuzit, Osmani u prit në takim nga kryetari Nik Gjeloshaj, me të cilin u diskutua për zhvillimet në këtë komunë dhe sfidat me të cilat përballen.
Osmani shtroi nevojën e rritjes së bashkëpunimit të Ulqinit e Tuzit me institucionet lokale në Republikën e Kosovës, por edhe me institucionet qendrore, në funksion të shkëmbimit ekonomik, kulturor, turistik, si dhe fusha të tjera të interesit të dyanshëm.
Në Tuz, Osmani vizitoi edhe fabrikën e prodhimit të çipsit/patatinave, e cila është një ndër investimet më të mëdha të huaja në Mal të Zi me investitor nga Kosova.
Gjatë qëndrimit në Tuz, Osmani shprehu mirënjohje për mikpritjen dhe bujarinë e dëshmuar në vitin 1999.
Ajo foli për miqësinë e raportin unik, si dhe përkushtimin për intensifikim të bashkëpunimit në të ardhmen./arbresh.info/
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...
Kërcënime me bomba në dhjetëra shkolla në Gjermani
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua
Trajneri i Empolit i frikësohet një largimi të mundshëm të I...
Lëshohet në qarkullim pulla postare që lufton dhunën kundër ...