Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka vizituar kompaninë “Numarics”, pronari i të cilës ka ardhur nga Zvicra në Prishtinë.
Përmes një postimi në Facebook, Osmani ka thënë se kompani si kjo janë motivim për rinin, përcjell Arbresh.info.
“Nga Zvicra në Prishtinë, një tregim fantastik i Krisit dhe kompanisë së tij “Numarics”. Kjo kompani ka rreth 3,500 klientë në Zvicër dhe është radhitur në top 10-shen e kompanive fintech në këtë shtet. “Numarics”, është mundësi për kursim buxheti dhe dinamizëm në punë. Kompanitë sikurse kjo janë motivim për rininë tonë dhe inkurajim që Kosovën ta shohin si vend ku mund ta realizojnë potencialin dhe ta shpërfaqin kreativitetin e tyre”, ka shkruar Osmani./Arbresh.info
Audi sfidon konkurrencën – njofton vetura më të shtrenjta dh...
Vendos goli i Conceicaos, Juventusi triumfon derbin e Italis...
Shtatë arsye pse duhet të nisni mëngjesin me banane
Qeshni më pak për të mos u dukur të vjetër
Volkswagen po vjen me një model të ri elektrik të përballues...
Pse ngjyra e zezë tërheqë më shumë rreze të diellit?