Osmani – viktimave të dhunës në familje: S’jeni vetëm në këtë përballje

18:18 | 1 Janar 2025
E.G

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka vizituar strehimoren e viktimave të dhunës në familje në Prishtinë dje në prag të ndërrimit të moteve.

Me anë të një postimi në Facebook, ajo tha se se në këtë strehimore qëndresa dhe forca bashkëdyzohen, shkruan Arbresh.info.

“Në strehimoren e viktimave të dhunës në familje, qëndresa dhe forca bashkëdyzohen. Ato na kujtojnë se fatkeqësisht, dhuna ende mbretëron nën shumë çati. Dje, në prag të ndërrimit të moteve, vizitova strehimoren në Prishtinë, për t’u thënë se nuk janë vetëm në këtë përballje, përderisa në këtë vit të ri duhet të vazhdojmë forcimin e çdo hallke të institucioneve për të përkrahur viktimat e dhunës dhe për të eliminuar këtë fenomen të tmerrshëm.”, ka shkruar Osmani./Arbresh.info/

Të ngjashme