Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani në konferencën “Avancimi i përfaqësimit dhe rolit të grave në ushtri: Një hap drejt barazisë më të madhe gjinore, paqes dhe sigurisë”, tha se pozita e grave, pjesëmarrja e tyre në nivelet dhe proceset vendimmarrëse në strukturat ushtarake në mbarë botën ende nuk në nivelin e dëshiruar. Komandantja supreme e Ushtrisë së Kosovës tha se në Kosovë ende aktualisht vetëm 10 për qind të ushtarakeve, janë gra.
“Për mua ka qenë nder i veçantë që ta emërojë Gjenarelen, Irfete Spahiu në një prej pozitave më të rëndësishme në Forcën tonë të Sigurisë, por asnjëherë nuk mund të mjaftohemi me kaq. Niveli prej 10 për qind është nivel shumë i ulët. Ne mundemi dhe duhet të bëjmë më mirë se kaq, sidomos duke qenë një shtet që synon të jemi pjesë e NATRO-s”, tha Osmani.
Presidentja theksoi se bota në të cilën po jetojmë sot po përballet me sfida të sigurisë shumë më komplekse se kurrë më parë në historinë e njerëzimit .
“Çështjet tradicionale të sigurisë dhe mbrojtjes po marrin forma të reja me kalimin e kohës, nga kërcënimet klasike nga shtete agresore deri te lufta hibride, nga pandemitë tek ndryshimet klimatike, sfidat tona sa vijnë e shtohen. Në përballje me këto sfida nuk mund të dominojë pabarazia gjinore. Aty ku ka pabarazi gjinore, nuk mund të ketë kurrë sukses të plotë e të qëndrueshëm”, vijoi ajo.
Tregoi se në takimin e javës së kaluar që kishte në selinë e NATO-s tema e parë që u hap se ishte pikërisht angazhimi i Kosovës në agjendën për Gratë, Paqen dhe Sigurinë.
“Pjesëmarrja e grave në fushën e sigurisë, e në veçanti në struktura ushtarake si dhe avancimi i kësaj agjende nuk janë veç fjalë, ato janë objektiva reale që qëndrojnë në bosht të angazhimit dhe funksionimit të NATO-s. Është vërtetuar se vetëm kur gratë e vajzat përfshihen në mënyrë të barabartë në proceset e sigurisë edhe paqes, rezultatet vërtetë janë të qëndrueshme dhe efektive. Kosova ka potencial të jashtëzakonshëm për t’u shndërruar në një model të fuqizimit të gruas në këto fusha. Duke pasur parasysh përvojën e shumë vajzave të reja në atë kohë , në luftën e Kosovës, duke luftuar për çlirimin e vendit tonë, duke pasur parasysh përvojën e grave tona në procesin e rezistencës edhe paqësore dhe të armatosur, duke pasur parasysh përvojën e grave tona në organizimin e protestave për çlirimin e këtij vendi, duke pasur parasysh përvojën e grave tona në ndërtimin e kauzës tonë për liri, drejtësi, pavarësi para syve të botës, duke pasur parasysh përvojën e grave tona në udhëheqjen e negociatave për lirinë dhe pavarësinë dhe përvojën e grave tona sot, në strukturën ushtarake dhe të sigurisë në përgjithësi , jam e bindur që mund të bëjmë më mirë”, tha presidentja Osmani.
Për t’ia dal me sukses tha Osmani, nuk mjaftojnë vetëm fjalët, por vepra konkrete.
Tregoi se nga kjo ngjarje do të ketë takim me drejtues të institucioneve të sigurisë për të diskutuar lidhur me sulmin e fundit terrorist ndaj Kosovës ndaj infrastrukturës kritike dhe tha se gjithnjë duhet të sigurohen që sa më shumë gra të jenë në atë tavolinë./rtk
Rama shpërndan titujt e pronësisë për shtëpitë e trashëguara...
Murati tregon se kur pritet t’i ekzekutojnë nga 100 euro për...
“Nuk dua që me dal prej një darke i lumtur, e nesër përsëri ...
Qeveria ndan nga 100 euro për pensionistë e fëmijë
Kush janë 16 banorët e parë të Big Brother VIP Albania 4
Drenusha-Sarës: Nuk ke ndjenja për Drilonin