Google ADS

Osmani: Vendimi i GjND-së para 14-vjetëve e betonoi faktin se pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme

18:33 | 22 Korrik 2024
E.H

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka thënë se vendimi i GjND-së 14 vite më parë për Pavarësinë e Kosovës, është historik dhe i pakthyeshëm.

Osmani me anë të një postimi në X, u ka bërë thirrje vendeve që nuk e kanë njohur Kosovën, ta bëjnë atë.

“Ky vendim historik çimentoi faktin se pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme. Mbetet një thirrje për veprim për vendet në mbarë botën që ende nuk e kanë njohur Republikën tonë sovrane ta bëjnë këtë. Duke u mbështetur nga ky moment historik, ne do të vazhdojmë të punojmë pa u lodhur për të forcuar pozitën tonë globale, duke u siguruar që Kosova të jetë një anëtare aktive dhe e përkushtuar e bashkësisë ndërkombëtare. Të jesh anëtar i ekipit ligjor që përfaqësoi Kosovën para GJND-së në këtë rast historik do të mbetet një nder i jetës”, ka shkruar Osmani./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme