Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka ngushëlluar familjet e dy viktimave që vdiqën në minierën e Artanës.
Osmani, thotë se vdekja e tyre është humbje jo vetëm për familjet dhe miqtë e tyre, por për gjithë Kosovën.
“Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, dr. Vjosa Osmani ka ngushëlluar familjet e dy minatorëve të vdekur nga shembja e dheut në Minierën e Artanës .Vdekja e 2 minatorëve nga shembja e dheut në minierën e Artanës është lajm i hidhur jo vetëm për familjet e tyre, por edhe për gjithë Kosovën. I shprehim ngushëllime të sinqerta familjeve të viktimave në emër të Kuvendit të Kosovës”, ka thënë Osmani.
Sipas saj, ky rast duhet të jetë alarm për institucionet e vendit.
“Fati tragjik i dy luanëve të nëntokës, të cilët janë sinonim i sakrificës për vendin, duhet të jetë alarm për institucionet, të cilat duhet bëjnë më shumë për krijimin e kushteve të punës dhe sigurisë në sektorin minerar dhe atë të ndërtimit. E ndajmë dhembjen me ju në këto çaste të rënda!”, thuhet në telegramin e kryetares Osmani”, ka thënë Osmani./arbresh.info
Adrola Dushi, më e ëmbël se rrushi
Agjenda e aktiviteteve për shënimin e 17-vjetorit të Pavarës...
Konferenca në Mynih, Osmani: Kosova prezente me një angazhim...
Fluks në Morinë, 17-vjetorin e Pavarësisë qytetarët e Kosovë...
Kurti me gruan bëjnë homazhe në vendin e sulmit në Mynih ku ...
Shembet miniera e arit në Mali, vdesin 40 njerëz