Osmani uron Vitin e Ri : Ditët më të mira i kemi përpara

18:22 | 31 Dhjetor 2020
Arbresh.info

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, ka thënë se pas një viti shumë të rëndë, Kosovën dhe popullin e saj e presin ditë më të mira.

Në deklarimin drejtuar popullit për fundvit, Osmani ka përkujtuar të gjithë të vdekurit si pasojë e COVID-19, teksa ka thënë se më 2021 duhet të niset një kapitull i ri në jetët e kosovarëve.

“Ditët më të mira i kemi përpara. Edhe pse nuk mund ta ndryshojmë atë që ka ndodhur, mund të mësojmë prej kësaj e të nisim një kapitull të ri në jetët tona së bashku me vitin 2021”, ka thënë ajo duke përmendur kujdesin për të tjerët, mposhtjen e pandemisë, luftimin e korrupsionit e luftën për barazi si pikënisje për një vit më të mirë.

Duke komentuar edhe zgjedhjet e ardhshme, që pritet të mbahen në fillim të vitit të ardhshëm, Osmani ka thënë se populli ka në duar orientimin e vet e këtë “mund ta shprehë përmes votës”/Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme