Presidentja e vendit, Vjosa Osmani-Sadriu ka uruar qytetarët e Kosovës për Vitin e Ri, duke shpresuar që 2023-ta të jetë një vit i veprimit.
Osmani me anë të një videoje, theksoi se dhuna dhe keqtrajtimi ndaj grave dhe vajzave duhet të trajtohet si një emergjencë kombëtare.
Ajo në veçanti falënderoi Policinë e Kosovës, Forcat e Armatosura, zjarrfikësit infermierët e mjekët.
“Të dashur qytetarë në këtë natë të veçantë dua të ju falënderoj të gjithë juve që keni punuar për të mbajtur vendin sigurt, fëmijën tanë të shëndetshëm, bizneset kosovare të vogla e të mëdha në punë. Ju falënderoj të gjithëve për kontributin për shtetin tonë në mënyrë që ta bëjmë atë më të suksesshëm e më të fortë”, u shpreh Osmani.
“Faleminderit në veçanti Policisë së Kosovës që e mbrojnë secilin qytetarë pa dallim si dhe sovranitetin e shtetit tonë, faleminderit forcave tona të armatosura, zjarrfikësve tanë, infermierëve dhe mjekëve tanë, mësuesve tanë, sportistëve dhe artistëve tanë, e gjithë secilit pavarësisht profesionit. Faleminderit të gjithë për punën e angazhimin, dhe atdhedashurinë”, tha tutje Presidentja.
“Sonte nuk mund të mos flasë edhe për dhimbjen e përjetuar, e nuk të mos përmend edhe ata që nuk janë në mesin tonë më. Dua që në veçanti të kujtojë gratë dhe vajzat që u bënë viktimë e femicidit, një fenomen i tmerrshëm që duhet ta luftojmë, të gjithë së bashku. Keqtrajtimi i grave në shoqërinë tonë, por edhe mbarë botën po shndërrohet në një epidemi, prandaj duhet ta trajtojmë si emergjencë kombëtare”, deklaroi ajo.
“Uroj që ky vit i ri të jetë vit i shpresës, por mbi të gjitha uroj të jetë një vit i veprimit, një vit ku do të veprojmë bindshëm e me përkushtim në çdo drejtim për të arritur synimet tona të përbashkëta”, ka thënë Osmani./arbresh.info/
Ana dhe Kevini nuk e dinë kush e ka shpallur Pavarësinë e Ko...
Ruben Amorim merr vendimin e parë – bllokon largimin e yllit...
Mike Johnson: Programi i Trump-it nuk përfshin dëbimin e emi...
Gjesti dhe Xheneta sqarohen, diskutojnë gjerë e gjatë
Një qytetar nga Podujeva dorëzon në polici para të gjetura
Dita Botërore e foshnjeve të lindura para kohe – Një p...