Google ADS

Osmani uron vajzat e Kombëtares në henboll: Vazhdoni të ngrini lart flamurin tonë

21:36 | 3 Mars 2024
E.G

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar vajzat e Kombëtares U18 në henboll të cilat e dërguan Kosovën në Kampionatin Botëror.

Me anë të një postimi në “X”, Osmani tha se vajzat tona kanë dëshmuar edhe një herë se nuk ka kufi për atë që mund të arrijnë, shkruan Arbresh.info.

“Vajzat tona kanë dëshmuar edhe një herë se nuk ka kufi për atë që mund të arrijnë! Urime ekipit tonë të hendbollit të femrave U18, trajnerëve të tyre të përkushtuar dhe të gjithëve Federatës së Hendbollit për kualifikimin në Kampionatin Botëror. “, ka shkruar presidentja Osmani.

“Vazhdoni të ngrini lart flamurin tonë!”, përfundoi ajo.

Ndryshe, përfaqësuesja U18 e Kosovës në hendboll ka siguruar kualifikimin në Kampionatin Botëror që do të mbahet gjatë muajit gusht në Kinë.

Ato arritën që të mposhtin Nigerinë në ndeshjen që vendosi fatin e kualifikimit me rezultat 22:16.

Përballja mes hendbollisteve të Kosovës dhe atyre të Nigerisë u zhvillua sot (e diel) në qytetin e Tashkentit në Uzbekistan në kuadër të finales së IHF Trophy Intercontinental./Arbresh.info/

LEXO EDHE:

Kosova U18 arrin kualifikimin në Kampionatin Botëror të hendbollit

 

Të ngjashme