Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar qytetarët dhe presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy, për Ditën e Pavarësisë së Ukrainës.
Osmani ka thënë se ukrainasit, në luftën me Rusinë, i treguan botës forcë të jashtëzakonshme dhe vendosmëri të palëkundur.
Tutje në urimin e saj e para e vendit, shkruan se Kosova ka qëndruar pranë Ukrainës dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë duke e mbrojtur kombin e saj dhe duke u përpjekur për një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme.
“Urimet tona më të ngrohta për Presidentin Zelenskiy dhe popullin e Ukrainës në Ditën e Pavarësisë. Përballë luftës së paprovokuar, ukrainasit i kanë treguar botës një qëndrueshmëri të jashtëzakonshme, forcë dhe vendosmëri të palëkundur. Kosova ka qëndruar pranë jush dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë ndërsa mbroni kombi juaj dhe përpiquni për një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme “Lavdi Ukrainës” ka shkruar presidentja në rrjetin social “X”./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
Ukraina feston Ditën e Pavarësisë/ Shpaloset flamuri gjigand para ndërtesës së Komisionit Evropian
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...