Google ADS

Osmani uron Rutten: Nën udhëheqjen tuaj, partneriteti me NATO do të forcohet

12:12 | 1 Tetor 2024
E.K

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka uruar Mark Rutte për emërimin e tij si Sekretar i ri i Përgjithshëm të NATO-s. Ajo shprehu besimin se, gjatë udhëheqjes së tij, do të forcohet partneriteti me familjen euroatlantike.

“Urime Mark Rutte për marrjen zyrtarisht të detyrës si Sekretari i ri i Përgjithshëm. Jam e bindur se nën udhëheqjen tuaj, partneriteti dhe bashkëpunimi ynë do të forcohen edhe më shumë”, ka shkruar presidentja në platformën X.

Ajo shprehu gjithashtu gatishmërinë për të punuar së bashku për të garantuar paqen dhe sigurinë afatgjatë në rajon, si dhe për të avancuar rrugën e Kosovës
drejt NATO-s.

Presidentja Osmani falënderoi gjithashtu sekretarin e deritanishëm, Jens Stoltenberg, për udhëheqjen e tij dhe i uroi suksese në rrugëtimin e tij profesional./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme