Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka uruar kryeministri i Holandës, Mark Rutte, i cili sot u konfirmua zyrtarisht si Sekretar i Përgjithshëm i NATO-së.
Osmani ka vlerësuar lartë përvojën, lidershipin dhe njohuritë e tij, që sipas saj, do të jenë të paçmueshme për Aleancën.
Ajo është shprehur se nuk dyshon se bashkëpunimi do të vazhdojë, dhe ka shtuar se mezi pret që të punojnë së bashku për të avancuar anëtarësimin e Kosovës në NATO .
“Gjatë viteve, ne kemi punuar së bashku për shumë çështje të rëndësishme dhe nuk kam dyshim se bashkëpunimi ynë i fortë do të vazhdojë derisa ai të marrë këtë përgjegjësi të re. Mezi pres të punojmë së bashku për të avancuar anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe të punojmë drejt paqes dhe sigurisë së qëndrueshme në të gjithë kontinentin tonë dhe më gjerë”, ka shkruar presidentja Osmani në X.
Sot, Këshilli i Atlantikut të Veriut vendosi të emërojë kryeministrin holandez në këtë pozitë, i cili do ta pasojë Jens Stoltenbergun, që qëndroi në krye të Aleancës për 10 vjet. Mark Rutte pritet ta merr detyrën më 1 tetor 2024./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
Driloni befason Drenushën me deklaratë: 15 vjet diferencë në...
Aksident mes një motoçiklete dhe një veture në Prishtinë, lë...
Hoti: Të fokusohemi në ekonominë e vendit, është humbur shum...
Kosova mëson kundërshtarin e play-offit në Ligën e Kombeve
Kobra dhe të tjerët deklarohen të pafajshëm për vrasjen në P...
Orban fton Netanyahun në Hungari, pas lëshimit të fletarrest...