Osmani uron presidentin e ri të Çekisë: Mezi pres të punojmë së bashku

16:57 | 28 Janar 2023
E.H

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar presidentin e ri të sapozgjedhur të Çekisë, Petr Pavel.

Përmes  një postimi në Twitter, Osmani ka thënë se mezi pret të fillojë të punoj me homologun çek.

“Urime@general_pavel për zgjedhjen tuaj si President i Republikës Çeke. Mezi pres të punojmë së bashku, duke u bazuar mbi marrëdhëniet tona të shkëlqyera bilaterale, dhe për ta rritur bashkëpunimin në nivele të larta. Ju uroj suksese ndërsa merrni këtë rol të rëndësishëm”, ka shkruar Osmani./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme