Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar Gordana Silanovska-Davkova, për zgjedhjen si presidente e Maqedonisë së Veriut.
Me anë të një postimi në “X”, Osmani theksoi se mezi pret të vazhdojë bashkëpunimin me presidenten e re për të thelluar marrëdhëniet mes dy shteteve, shkruan Arbresh.info.
“Kosova dhe Maqedonia e Veriut gëzojnë marrëdhënie të shkëlqyera fqinjësore dhe ndajnë një angazhim të fortë për integrimin euroatlantik. Mezi pres të punoj me presidenten e zgjedhur për të arritur këtë qëllim të përbashkët dhe për të thelluar më tej marrëdhëniet Kosovë-Maqedoni e Veriut”, ka shkruar Osmani.
Gordana Silanovska-Davkova, është presidentja e parë grua në Maqedoninë e Veriut që nga pavarësimi nga Jugosllavia./Arbresh.info/
Congratulations to @gogamkd on her electoral victory in North Macedonia, and for becoming the country’s first woman president.
Kosovo and North Macedonia enjoy excellent neighborly relations and share a strong commitment to Euro-Atlantic integration. I look forward to working…
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) May 9, 2024
Kurti: Synim i Serbisë mbetet hakmarrja, Kosova duhet të jet...
Kancelari gjerman Scholz do të kandidojë për një mandat të d...
Vrau Martin Canin gjatë një sherri dhe plagosi shokun e tij,...
Rama uron ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Analistët: Përdorimi i raketave të shpejta nga Rusia, sinjal...
Ndodh edhe puthja e shumëpritur mes Lelës dhe Leos