Kryetarja e Kuvendit Vjosa Osmani i ka uruar besimtarët katolikë dhe protestantë për festën e Pashkëve.
Me këtë rast, ajo i ka ftuar qytetarët që në këto kohë sfiduese ta ruajnë besimin dhe ta gjejnë shpresën dhe të respektojnë të gjitha udhëzimet e institucioneve shëndetësore,.
“Sot, besimtarët katolikë dhe protestantë festojnë Pashkët. Kjo festë, e cila në traditën e krishterë simbolizon ringjalljen, shënon ripërtëritjen e shpresës mbi dëshpërimin, kthimin kah vlerat njerëzore dhe braktisjen përfundimtare të dëshpërimit e të humbjes”.
“Prandaj, në këtë ditë ripërtëritjeje, dua t’ua uroj këtë festë gjithë besimtarëve katolikë dhe atyre protestantë”.
“Fatkeqësisht, sivjet ajo e gjen njerëzimin duke u përballur me pandeminë globale Covid-19. Prandaj, i ftoj qytetarët tanë që në këto kohë sfiduese ta ruajnë besimin dhe ta gjejnë shpresën dhe të respektojnë të gjitha udhëzimet e institucioneve shëndetësore”.
“Kobra”: Në natën kritike, rreth 30 persona ishin lënduar, j...
Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrest...
Vrasja te lokali “Kobra City”, Babai i viktimës: Më ka ik fë...
Vdes rreshteri i Policisë së Kosovës
Akuzohet për vrasje, “Kobra”: Nuk ndihem fajtor
Me pranga në duar e me 4 avokatë në mbrojtje, “Kobra...