Osmani uron partinë e Ramës për fitore

23:04 | 29 Prill 2021
L G

Katër ditë pas zgjedhjeve të përgjithshme në Shqipëri, ku fituese doli Partia Socialiste e Edi Ramës, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar këtë parti për fitore.

Osmani përmes një postimi në Twiter ja shkruar se që të gjithë liderët të kontribuojnë në forcimin e demokracisë, sundimit të ligjit dhe bashkëpunimit me Kosovën.

“Urime Partisë Socialiste për fitoren në zgjedhjet e 25 prillit. Përgëzoj Partinë Demokratike dhe gjithë partitë e tjera për garën zgjedhore. Uroj që të gjithë përfaqësuesit politik të kontribuojnë në forcimin e demokracisë, sundimit të ligjit dhe bashkëpunimit me Kosovën”, ka shkruar Osmani në Twiter./arbresh.info/

Të ngjashme