Osmani uron Mbretëreshën Elizabeth II: Urime ditëlindja nga e gjithë Kosova

13:29 | 21 Prill 2022
A. B.

Sot feston ditëlindjen e 96-të, Mbretëresha Elizabeth II.

Në ditën speciale, ajo ka marrë mesazhe e dedikime të shumta e një të tillë edhe nga presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, shkruan arbresh.info

Osmani përmes një postimi në Twitter një imazh të Mbretëreshës ku shfaqet me dy poni, për të shënuar përvjetorin e lindjes.

Urime ditëlindjen e 96-të për Madhërinë e saj, Mbretëreshën Elizabeth II nga të gjithë ne këtu në Kosovë. Të dëshirojmë shëndet dhe lumturi”, ka shkruar Osmani.

Kujtojmë se, Elizabeth feston dy ditëlindje, ditëlindja e saj zyrtare është më 21 prill dhe e dyta festohet të shtunën e dytë të qershorit si ditëlindja e saj “zyrtare” mbretërore. /arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme