Nga sot, qytetarët kosovarë kanë mundësi të lëvizin lirshëm në zonën Shëngen.
Për këtë rast, presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka uruar qytetarët e Kosovës, duke thënë se liria na u mohua gjatë e padrejtësisht.
“Një vit që fillon me liri të lëvizjes, liri që na u mohua shumë gjatë e padrejtësisht. Por si gjithnjë, me përkushtim të palëkundur, populli i Kosovës dëshmoi se nuk dorëzohet dhe nuk heq dorë kurrë nga vendi i merituar në familjen evropiane”, ka shkruar Osmani në llogarinë e saj në Facebook.
“Gëzuar Kosovë liberalizimi i vizave!”, tha Osmani./Arbresh.info
Dafina Zeqiri sjell këngën e re “Tranquilo”
Vazhdon përplasja me Xuxin, rikthehet historia e prindërve t...
U paraqitën si kosovarë në Angli, Rama u premton regjistrimi...
Kurti mori pjesë në varrimin e ish-ushtarit të UÇK-së, Behgj...
Arrestohen tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u sh...
Në zonën 60 km/h voziti 117 km/h, policia shqipto gjobë prej...