Osmani uron kryeministrin e ri të Irlandës: Mezi pres të punojmë për të forcuar partneritetin

22:26 | 10 Prill 2024
E.G

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar Simon Harrin për marrjen e postit të kryeministrit të Irlandës.

Në një postim në “X”, Osmani ka mirëpritur bashkëpunimin me kryeministrin e ri, shkruan Arbresh.info.

“Ne e vlerësojmë partneritetin tonë të gjatë me Irlandën, duke reflektuar në angazhimin tonë të përbashkët ndaj vlerave demokratike dhe prosperitetit të ndërsjellë”, ka shkruar presidentja.

“Mezi pres të punojmë së bashku për të forcuar më tej këtë partneritet”, ka shkruar ajo./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme