Osmani uron Kroacinë për Ditën e Pavarësisë: Vlerësojmë aleancën e qëndrueshme

17:12 | 25 Qershor 2024
E.G

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar popullin kroat për Ditën e Pavarësisë së Kroacisë.

Me anë të një postimi në “X”, ajo vlerësoi aleancën mes Kosovës dhe Kroacisë, shkruan Arbresh.info.

Mest ë tjerash, ajo vlerësoi edhe mbështetjen e palëkundur të Kroacisë në rugën euroatlantike të Kosovës.

“Gëzuar Ditën e Pavarësisë për të gjithë miqtë tanë në Kroaci! Ne e vlerësojmë aleancën e qëndrueshme ndërmjet Kosovës dhe Kroacisë, lidhjet e forta mes popujve tanë dhe jemi mirënjohës për mbështetjen e palëkundur të Kroacisë për rrugën euroatlantike të Kosovës”, ka shkruar ajo./Arbresh.info/

Të ngjashme