Osmani uron goranët në ditën e tyre: Jeni pjesë e çmueshme e diversitetit

19:26 | 6 Maj 2024
E.G

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar komunitetin goran me rastin e 6 majit, Ditën e Goranëve të Kosovës.

Osmani në urimin e saj tha se komuniteti goran është pjesë e çmueshme e diversitetit kulturor të Kosovës.

Traditat dhe trashëgimia kulturore e komunitetit goran, sipas saj, janë pasuri e Kosovës.

“Shumëetniciteti është gjithashtu vlerë e shoqërisë kosovare, ndaj do ta ruajmë këtë vlerë të çmueshme, sikurse do ta vazhdojmë mbështetjen institucionale për komunitetin goran, Urime Dita e Goranëve!”, ka shkruar Osmani./Arbresh.info/

Të ngjashme