Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka uruar Genci Nimanbegun për marrjen e detyrës së re si kryetar i komunës së Ulqinit.
Osmani tha se Ulqini përherë është jo vetëm pikë turistike, por edhe shtëpi e dytë për kosovarët, duke manifestuar bujarinë e pakursyer.
“Urime të përzemërta Genci Nimanbegu për marrjen e detyrës së re si kryetar i komunës së Ulqinit. Ulqini përherë është jo vetëm pikë turistike, por edhe shtëpi e dytë për kosovarët, duke manifestuar bujarinë e pakursyer. Si vëllezërit e motrat tona, por edhe duke qenë popull shtetformues në Mal të Zi, shqiptarët në këtë shtet do ta kenë përkrahjen tonë të pakursyer”, ka shkruar Osmani në facebook./Arbresh.info/
Mbështetje për integrimin e Shqipërisë, Veliaj takon disa eu...
Austri: Të djathtës ekstreme nuk i kërkohet të formojë Qever...
SHBA dhe aleatët, shumë pranë finalizimit të huasë prej 50 m...
Fytyra e BE-së në Kosovë: “Hat tricku” estonez e nervozon Vu...
Rovena-Gresës: Unë ta kam vënë X ty moj e mjerë
Haliti për Asociacionin: Asnjë qeveri nuk ka pasur sukses me...