Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar 1 Qershorin, Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve.
Osmani ka ndarë disa fotografi në profilin e saj në Facebook, ku ka shkruar se ka pasur një bashkëbisedim ndryshe, pranë librave, me fëmijë të mbushur me kuriozitet, shpresë e emocion.
“Para disa ditësh, në nder të 1 qershorit – Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, kishim një bashkëbisedim ndryshe, pranë librave, me fëmijë të mbushur me kuriozitet, shpresë e emocion.Faleminderit librarisë Dukagjini për ftesën si dhe fëmijëve e mësueseve që ndamë së bashku këto momente kaq të bukura. Urime 1 qershori – Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve”, ka shkruar Osmani./Arbresh.info/
Brenda tetë muajve përfundon tuneli në Kurriz, Rama: Projekt...
Geci: Vëllait i kanë ndodhur disa raste të improvizuara nga ...
Qeshja e Thaçit me dëshmitarin Fadil Geci, Endriti e poston ...
Presidenti Begaj vizitë zyrtare në Bosnje dhe Hercegovinë, p...
Neymar pas rikthimit: Fluturat në stomak para lojës janë gji...
Geci: Komunikata 59 është shkruar nga Thaçi