Google ADS

Osmani uron Ditën e Komunitetit turk

14:57 | 23 Prill 2024
K.B

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka uruar Ditën e Komunitetit turk.

Osmani tha se Komuniteti turk ka kontribuuar në procesin e shtetndërtimit dhe kontribuon në vazhdimësi në jetën tonë institucionale.

“Në Ditën e Komunitetit turk, festojmë për mozaikun e pasur të diversitetit etnik e kulturor të Kosovës. Tradita, gjuha dhe zakonet e komuniteteve e begatojnë Kosovën dhe nxisin mirëkuptim, tolerancë e harmoni. Komuniteti turk ka kontribuuar në procesin e shtetndërtimit dhe kontribuon në vazhdimësi në jetën tonë institucionale.
Urime Dita e Komunitetit turk!”, ka shkruar Osmani./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme