Osmani uron Belgjikën për marrjen e Presidencës së Këshillit të BE-së

19:29 | 1 Janar 2024
D.H

Belgjika nga data 1 janar 2024 ka marr presidencën e Këshillit të Bashkimit Evropian.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani pas hyrjes së këtij vendimi në fuqi ka uruar shtetin belg për marrjen e presidencës së Këshillit të BE-së, shkruan Arbresh.info.

Përmes një postimi në rrjetin X, Osmani theksoi se do të punojmë ngushtë për të çuar përpara anëtarësimin e Kosovës në BE.

’I urojmë Belgjikës një Presidencë të suksesshme të Këshillit të BE-së! Mezi presim të punojmë ngushtë me partnerët tanë belgë në muajt e ardhshëm për të çuar përpara anëtarësimin e Kosovës në BE dhe për të përmbushur objektivat tona të përbashkëta”, ka shkruar presidentja e Kosovës në rrjetin X.

Të ngjashme