Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar Dritan Abazoviqin për zgjedhjen e tij kryeministër të Malit të Zi.
Osmani nga SHBA-të përmes Facebook-ut shkruan se sot është një ditë e arritjes së rëndësishme për të gjithë shqiptarët e Malit të Zi, shkruan arbresh.info.
“Sot Mali i Zi votoi qeverinë e re të udhëhequr nga z. Dritan Abazoviq.Në këto kohë kur kontinenti ynë sfidohet nga autokratët dhe kur vazhdimisht sulmohen vlerat demokratike, është jashtëzakonisht premtuese të shohësh në krye të institucioneve të një vendi fqinj një mik me të cilin ndajmë rrugën e përbashkët drejt integrimit në BE. Sot është po ashtu një arritje e rëndësishme për shqiptarët në Mal të Zi. Kosova dhe Mali i Zi gëzojnë raporte të shkëlqyera e jam e sigurt se bashkëpunimi bilateral do të intensifikohet gjithnjë e më shumë. Urime e punë të mbarë, Kryeministër Abazoviq!”, shkruan Osmani.
Ndryshe, shqiptari Dritan Abazoviq është kryeministri i ri i Malit të Zi.
Për zgjedhjen e qeverisë së re dhe programin e mandatarit votuan 45 deputetë të mazhorancës së re, ndërsa tre deputetë të SD-së ishin kundër, shkruan Vijesti.
Qeveria e re e Malit të Zi do të ketë 18 ministri, katër zëvendkryeministra që janë edhe ministra të kabinetit qeveritar dhe dy ministra pa portofol./arbresh.info/
Gazetari Vullnet Krasniqi, e pranon në Big Brother VIP Kosov...
Të shtëna në Bulqizë, atentat ndaj një personi që po dilte n...
Arsenali po synon shkëmbimin e lojtarëve me Milanin për ta m...
Zelensky: Ushtarët e Koresë së Veriut po dërgohen në betejë ...
Gjendet pa shenja jete një 27 vjeçare në Zhur të Prizrenit
Vëllai i Madh me ofertë për Laurentin dhe Fitimin, njërin do...