Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar 7 Marsin, Ditën e Mësuesit.
Osmani ka thënë se investimi në arsim është jetik për mirëqenien shoqërore dhe shtetërore.
“137 vite më parë me ndërtimin e mësonjtores së parë shqipe u vu guri themeltar i arsimit shqip. Investimi në arsim është jetik për mirëqenien shoqërore dhe shtetërore. Shkolla dhe mësuesit luajnë një rol vendimtar për një shoqëri të përparuar dhe shtet të zhvilluar. Sa më shumë investime në arsim, më shumë do ta nderojmë përkushtimin e palodhur të mësuesve tanë Mësuesit janë garancia për cilësinë dhe formimin e brezave të ardhshëm. Të dashura mësuese, të dashur mësues, urime 7 Marsi!”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Ambasada e Kosovës në Turqi dënon sulmin në Ankara
Akuzohen për korrupsion e pastrim parash, përfundon seanca p...
Avokati i Popullit kërkon që viktimat e dhunës seksuale gjat...
Jahjaga takohet me Clinton, e falënderon që SHBA i qëndroi a...
“Pse po don më i vjedh?” – Përplasje e ashpër mes Arionit dh...
Von Der Leyen vlerëson gjyqësorin, Rama: Rasti “Meta...