Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se në takimet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës asnjëherë nuk është thënë që janë kundër hapjes së urës.
Sipas saj, ata ajnë pro zbatimit të marrëveshjeve në Bruksel të cilat kanë paraparë hapjen e urës, shkruan Arbresh.info.
“Sikurse për çdo temë të sigurisë, kërkojnë dhe i luten Kosovës që të ulemi bashkë , institucionet e Kosovës dhe aleatët tanë të sigurisë dhe ta hartojmë së bashku planin e zbatimit i cili merr parasysh vlerësimin e sigurisë edhe të Kosovës edhe të aleatëve tanë dhe ju siguroj që në shumicën e rasteve ato janë identike se bashkëpunojnë insitutucionet tona, dhe në bazë të këtyre vlerësimeve të përbashkëta të përzgjedhet momenti më i voletshëm në mënyrë që çështja e urës dhe hapja e saj të jetë sukses i përhershëm jo suskes i momentit”, u shpreh Osmani para mediave në takimin e saj në Viti.
Tutje, Osmani u shpreh se ura nuk duhej mbyllur kurrë duke shtuar se ajo është mbyllur për shkaqe politike.
“Ura patjetër që duhet të hapet, por ne duhet të sigurohemi që kur të hapet, të mbetet e hapur e jo që kur hapet e nxit një prezencë shumë më të madhe të NATO-s në të”, u shpreh presidentja Osmani.
Sa i për ketë deklaratave të zëdhënësit të BE-së, Osmani ka thënë se nuk i komenton se ato janë raciste. Presidentja Osmani, ka thënë se për hapjen e urës nuk pyetet Serbia./Arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...