Gjatë ditës së sotme presidentja e vendit, Vjosa Osmani u nënshkrua në Librin e Zisë për Presidentin Jimmy Carter, të hapur në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Prishtinë.
Osmani ka shprehur ngushëllime për familjen Carter dhe popullin amerikan, përcjell Arbresh.info.
“Në emër të popullit të Republikës së Kosovës, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Carter dhe popullit amerikan për ndarjen nga jeta të Presidentit Jimmy Carter. Angazhimi i përhershëm i Presidentit Carter për paqen, të drejtat e njeriut dhe drejtësinë, frymëzoi breza liderësh në mbarë botën. Përkushtimi i tij ndaj shërbimit na kujton të gjithëve se lidershipi i vërtetë nuk ka të bëjë me fuqinë, por me humanizmin, integritetin dhe mbrojtjen e kauzave”, ka shkruar Osmani në Librin e Zisë.
“Kosova gjithmonë do ta nderojë trashëgiminë e tij si një kampion për liri, integritet dhe dinjitet. Shembulli i tij le të vazhdojë të na udhëheqë të gjithëve dhe shembëlltyra e tij qoftë një bekim për të gjithë ata që luftojnë për një botë më të mirë dhe më të drejtë”, tha Osmani./Arbresh.info
Administrata e Joe Biden pritet të njoftojë ndihmë masive us...
Manchester City ka zgjedhur një italian si zëvendësues të Ro...
Pse shpërthejnë virozat gjatë dimrit dhe si përhapen ato?
Çmimet e banesave në Shqipëri do shtrenjtohen, pritet rritje...
Zjarr i përmasave të mëdha në Kaliforni, digjen 180 hektarë ...
Prishtina e Re ndan rrugët me tre futbollistë