Google ADS

Osmani u bën thirrje viktimave të dhunës seksuale të ngritin zërin

11:35 | 9 Mars 2020
M. A.

Me rastin e Ditës së Gruas, Kuvendi i Kosovës mban seancë të veçantë, kushtuar ngritjes së vetëdijes së shoqërisë për të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Në këtë seancë po merr pjesë edhe Vasfije Krasniqi- Goodman, gruaja e parë që publikisht ngriti zërin si e dhunuar gjatë luftës në Kosovë.

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani u kërkoi viktimave të dhunës seksuale që të ngritin zërin dhe të flasin për përjetimet e tyre/

“Iu bëjmë thirrje të gjitha të mbijetuarave viktima  të dhunës seksuale por edhe familjarëve të tyre që ta ngrenë zërin e tyre derisa statusi I të gjitha viktimave t’iu njihet statusi. Ato duhet tua besojnë punën komisionit I cili në mënyrë konfidenciale i ruan të dhënat”, tha ajo./arbresh.info/

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme