Presidentja Osmani ka përmendur faktin që Kosova është i vetmi shtet në Ballkanin Perëndimor që nuk e ka statusin e kandidatit për të qenë pjesë e Bashkimit Evropian, pavarësisht të gjitha përmbushjeve politike. Për dialogun ka thënë se Serbia është pala që nuk i respekton marrëveshjet, teksa tryeza e diskutimeve është vendosur mbrapsht.
“Tryeza është vendosur mbrapsht, përkundër faktit që Kosova ka negociuar me Serbinë për 13 vjet me radhë. Diku rreth 40 marrëveshje janë arritur, duke përfshirë marrëveshjen bazë dhe aneksi plotësues. Nëse shihni listën e mos zbatimit të detyrimeve nga Serbia, është shumë, deri nesër do të na duhej vetëm t’i lexonim”, ka thënë Osmani, teksa ka përmendur disa nga marrëveshjet e pa zbatuara nga Serbia.
Ajo ka thënë se Kosova nuk e sheh procesin meritor ashtu siç e thotë BE, sepse përndryshe “Kosova do të ishte të duhej lideri i garës drejt integrimit Evropian”.
“Përgjatë gjithë ekzistencës sonë, kemi luftuar për një Evropë që është e lirë, në paqe dhe e ndërtuar mbi vlerat më të rëndësishme për njerëzimin, të drejtat e njeriut, sundimi i ligjit. Po, jemi i vetmi shtet në Ballkanin Perëndimor që nuk ka status të kandidatit përkundër faktit që jemi në përputhje 100% me çdo lloj vendimi të politikës së jashtme dhe të sigurisë së Bashkimit Evropian, kemi vendosur të gjitha sanksionet ndaj çdo shteti dashakeqës”, ka thënë ajo.
Tutje Osmani ka thënë se nuk ka një vend më pro komuniteteve, me diversitetin e tillë fetar dhe që nuk bart etno-nacionalizma.
“Parlamenti ynë çdo ligj që e miraton, siguron përputhshmërinë e plotë me komunitet dhe legjislacione evropiane; sigurohemi që të gjitha reformat ekonomike të jenë plotësisht në përputhje me BE dhe siç e thashë, mbi 97% e popullit të Kosovës janë në favor të integrimit evropian. Ke një sentiment pro evropian, pro NATO, janë njerëz që janë aq të etur për të kontribuuar. Kemi popullatën më të re, shumëgjuhësh, të shkëkqyeshëm, shumë novator në teknologji, pro demokratike”, ka thënë Osmani.
Ajo përmendi heroizmin e Gjergj Kastriotit – Skënderbeu në luftën për civilizim dhe Evropë./rtk
Orban fton Netanyahun në Hungari, pas lëshimit të fletarrest...
Gjykata Kushtetuese merr vendim për Berishën
Pacolli të shtunën takim humanitar në Gjermani
Mbappe nuk do të jetë më kapiten i Francës? – gazeta L’Equip...
Kurti mirëpriti në takim lamtumirës Ambasadorin e Bullgarisë...
Dy të plagosurit në Vranjevc po i ruan policia në QKUK, u ca...