Osmani tregon se takimet me qytetarët ishin pjesa më përmbushëse e angazhimit të saj në vitin 2024

09:27 | 8 Janar 2025
E.K

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka theksuar se gjatë vitit 2024, pjesa më përmbushëse e angazhimit të saj ishin takimet e vazhdueshme me qytetarët.

Ajo u shpreh se bashkëbisedimet me ta, duke diskutuar për sfidat dhe sukseset, janë burimi kryesor i motivimit për të vazhduar punën me përkushtim.

“Përgjatë vitit 2024, pjesa më përmbushëse e angazhimit ishin takimet me qytetarë. Bashkëbisedimet tona për sfidat dhe sukseset janë shtysa më e madhe për të vazhduar punën me përkushtim edhe në këtë vit të ri dhe për ta ndërtuar një të ardhme më të mirë për të gjithë”, tha Osmani./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme