Osmani thotë se Thaçi e bojkotonte në çdo ngjarje atë dhe Kurtin

21:52 | 25 Maj 2020
Arbresh.info

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka folur për idenë e presidentit për ta shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në Kosovë, në ditët e para kur filloj të përhapej pandemia Covid-19 në Kosovë.

Osmani ka thënë se Thaçi asnjëherë nuk e kishte me të vërtet bashkëpunimin në mes të saj si kryetare Kuvendit dhe Albin Kurtit si kryeministër në detyrë, duke mos iu bashkuar në asnjë ngjarje të rëndësishme siç ishte ajo e epopesë së UÇK-së, seanca për të mbijetuarat e dhunës dhe të dhunuarat gjatë luftës. Ai asnjëherë tha Osmani që nuk na u bashkua, duke bojkotuar kështu dy bartësitë e tri nga pozitat më të rëndësishme të shtetit.

Ajo ka deklaruar në Pressing se sikurse presidenti Hashim Thaçi, ta kishte e të vërtet për menaxhimin e situatës dhe të mirën e qytetarëve, kur thoshte për të shpallur gjendjen e jashtëzakonshme do të gjente një mënyrë për ta bërë këtë. Sipas saj e tërë lufta e tij ishte për protagonizëm në këtë kohë pandemie.

Osmani tutje ka thënë se një polarizim i tillë në këto rrethana i skenës politike në vend është i pafalshëm.

“Është e pafalshme një polarizim i skenës politike në këtë kohë kur populli po përballet me ketë gjendje, qytetarët është dashur të na shohin se si po luftojmë pandeminë, e jo njëri tjetrin”, tha Osmani.

Ajo tutje ka folur edhe për përkrahjen që i ka dhënë kryetari i partisë së saj Isa Mustafa, idesë së Thaçit për të shpallur gjendjen e jashtëzakonshëm. Osmani ka thënë se Mustafa do të duhej fillimisht ta kontaktonte atë, si kryetare e Kuvendit.

“Do të doja të më kontaktonte mua si kryetare të Kuvendit për gjendjen e jashtëzakonshme pasi që vendimi për shpallje te jashtëzakonshme duhej të merrej si vendim në Kuvend. Të gjithë ekspertët e sigurisë na thoshin se nuk ka nevojë për gjendje të jashtëzakonshme”, tha ajo.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme