Ndonëse ka kohë që LDK-ja, Vetëvendosja dhe PSD-ja, kanë nisur mbledhjen e nënshkrimeve, fillimi i muajit shtator pritet të jetë koha kur mocioni i mosbesimit do të hidhet për votim në Kuvend.
Nga LDK pranojnë se ende nuk i kanë votat e nevojshme, derisa janë të bindur se në fillim të vjeshtës do të arrijnë t’i bindin edhe disa deputetë të koalicionit qeverisës për ta mbështetur iniciativën e tyre.
“Bashkëpunimi ynë gjatë këtyre muajve dhe në përgjithësi gjatë këtyre dy vjetëve të qeverisjes Haradinaj, ka qenë më së shumti me deputetë të NISMA-s por kjo nuk përjashton edhe deputetë të tjerë individualë të partive të tjera të cilët mund të kenë pakënaqësi me qeverisjen aktuale”, ka thënë Osmani, për KTV-në.
“Pra, jemi të bindur që, përafërsisht, gjatë gushtit ne do të finalizojmë numrin e votave që janë të nevojshme, mirëpo assesi nuk dëshirojmë që pa i pasur votat e sigurta ta hedhim në votim mocionin sepse kjo do t’i jepte Qeverisë Haradinaj jo vetëm edhe 6 muaj shtesë qeverisja por do t’i jepte fuqi më të madhe politike dhe natyrisht ky nuk është qëllimi ynë”, ka shtuar më tej ajo.
Vëllezërit pesë dhe nëntë vjeç, në mesin e 12 viktimave të t...
I moshuari 87-vjeçar përplaset nga një automjet në Këlcyrë t...
Vdekja e Anton Berishës, Pacolli ngushëllon familjarët dhe m...
Çmime të njejta dhe lirim nga pagesa për 7 kategori, Komuna ...
Kolona në Merdare dhe te Dheu i Bardhë, mërgimtarët po presi...
Detaje të reja për rastin në Mal të Zi