Google ADS

Osmani thirrje qytetarëve të përmbahen nga djegia e hamullorve

20:48 | 4 Gusht 2021
V. S.

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka reaguar lidhur më situatën e krijuar në vend pas përhapjes së zjarreve.

Përmes një postimi në facebook, Osmani ka bërë thirrje që qytetarët kenë kujdes në djegien e hamullorve në këto temperatura të larta, raporton arbresh.info.

Postimi i plotë:

Të nderuar qytetarë,

Në kohën kur temperaturat ekstreme kanë përfshirë vendin tonë, rreziku nga zjarret është rritur tejmase. Prej disa ditësh në disa rajone të Kosovës situata është rënduar nga zjarret dhe ky rrezik ende nuk ka kaluar.

Institucionet e vendit me kapacitet të plotë po përpiqen për zvogëlimin e pasojave nga zjarret, por kjo përpjekje domosdoshmërisht kërkon edhe mbështetjen e qytetarëve. Zjarrfikësit, pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës, pjesëtarët e Policisë së Kosovës mbështetur edhe nga KFOR-i, po bëjnë të pamundurën, por të gjithë kemi përgjegjësinë që ta rrisim kujdesin për ta ulur rrezikun nga shtrirja e zjarreve.

Djegia e hamulloreve konsiderohet ndër shkaktarët kryesorë të zjarreve, ndaj qytetarët duhet të përmbahen nga veprime të tilla, të cilat shkaktojnë rrezik të përgjithshëm.

Kosova është shtëpia jonë, ndaj të gjithë duhet të mobilizohemi ta ruajmë mjedisin dhe t’i ruajmë jetët e njerëzve tanë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme