Instituti EPIK ka organizuar një tryezë mbi Raportin e BE’së për Kosovën të vitit 2020.
Në këtë tryezë, ishte prezente edhe ushtruesja e detyrës së presidentit Vjosa Osmani e cila i bëri thirrje Bashkimit Evropian që t’i jap fund izolimit të kosovarëve, raporton arbresh.info.
“Konsideroj se sundimi i ligjit, arsimi dhe mjedisi janë prioritetet kyçe të procesit tonë integrues. Raporti ka identifikuar shumë sfida të cilat institucionet tona duhet të adresojnë. Kuvendi tani më ka miratuar Planin e vet për Mbikëqyrjen e Procesit Integrues 2020-2021. Këto reforma duhet të bëjmë për qytetarët tonë, dhe jo për hirë të askujt. Në këtë drejtim, do të inkurajoj të gjithë spektrin politik që të krijojmë urat e bashkëpunimit me qëllim të avancimit rrugës tonë integruese. Njëkohësisht, u bëjë thirrje institucioneve të BE-së që të japin fund izolimit të qytetarëve të Kosovës”, ka thënë Osmani. /arbresh.info/
Një 38-vjeçar në Prizren hedhet nga ballkoni i shtëpisë, pës...
Sara e emocionuar flet për dëshirën e saj të fundvitit
UNICEF: 2024-ta, një nga vitet më të këqija për fëmijët e pr...
Vjen reagimi i klubit të njohur pasi Ronaldo deklaroi se në ...
KFOR-i turk patrullon në veri të vendit
“S’të kam lënë kurrë në baltë”, Sara dhe Driloni nuk ndahen ...