Google ADS

Osmani thirrje institucioneve të BE-së që të japin fund izolimit të qytetarëve të Kosovës

17:53 | 10 Dhjetor 2020
L G

Instituti EPIK ka organizuar një tryezë mbi Raportin e BE’së për Kosovën të vitit 2020.

Në këtë tryezë, ishte prezente edhe  ushtruesja e detyrës së presidentit Vjosa Osmani e cila i bëri thirrje Bashkimit Evropian që t’i jap fund izolimit të kosovarëve, raporton arbresh.info.

“Konsideroj se sundimi i ligjit, arsimi dhe mjedisi janë prioritetet kyçe të procesit tonë integrues. Raporti ka identifikuar shumë sfida të cilat institucionet tona duhet të adresojnë. Kuvendi tani më ka miratuar Planin e vet për Mbikëqyrjen e Procesit Integrues 2020-2021. Këto reforma duhet të bëjmë për qytetarët tonë, dhe jo për hirë të askujt. Në këtë drejtim, do të inkurajoj të gjithë spektrin politik që të krijojmë urat e bashkëpunimit me qëllim të avancimit rrugës tonë integruese. Njëkohësisht, u bëjë thirrje institucioneve të BE-së që të japin fund izolimit të qytetarëve të Kosovës”, ka thënë Osmani. /arbresh.info/

Të ngjashme