Ish-nënkryetarja e Lidhjes Demokratike e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se nuk përdor metodat e kundërshtarëve të saj për të fituar vota.
Ajo ka thënë në emisionin “DPT Te Fidani”, në televizionin T7, se llogarit “vetëm në qytetarët”.
“Unë nuk kam nevojë as për ndihmën e Gjykatës Speciale, as të fyerjeve, as të askujt hiç”, është shprehur ajo.
“Hashim Thaçin e kam mundur me vota. Në ditët e tij më të mira, ai i ka marrë 160 mijë vota, unë i kam marrë 176 mijë”, ka thënë Osmani.
“Njëjtë edhe Haradinajn, edhe Veselin, edhe këdo tjetër që ka qenë me ta”, ka deklaruar ajo.
Turqia ia zë vendin Iranit si forcë e huaj mbizotëruese në S...
Bernabeu iu përul legjendës: Një lamtumirë madhështore për d...
Meksikë, rrëzohet avioni “Cessna 207”, raportohet për 7 vikt...
LDK shënon 35-vjetorin e themelimit
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
“Shkodra Elektronike” me “Zjerm” për...