Google ADS

Osmani: Thaçi po punon kundër shtetësisë së Kosovës, si Serbia e Rusia

00:05 | 6 Janar 2018
Trina Galanxhi

Me interesa të Serbisë e Rusisë, që punojnë kundër shtetësisë së Kosovës e ka krahasuar deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani, angazhimin e të parit të vendit Hashim Thaçi për të zhbërë Gjykatën Speciale.

Ajo ka thënë se prej punës së përditshme në Kuvend po sheh se koalicioni qeverisës jo vetëm se nuk është ndalur por e ka shumë seriozisht që të zhbëjë Gjykatën Speciale.

“Është për të ardhur keq, se pikërisht njerëzit që kishin bërë më së shumti presion që kjo nismë të miratohet tash janë kundër. Madje Thaçi e thoshte se është një akt që e forcon integrimin dhe miqësinë e Kosovës me SHBA-në dhe miqtë e tjerë, ndërsa tash po kërkon që kjo Gjykatë të zhbëhet”, ka thënë Osmani në Interaktiv të KTV-së.

Sipas saj, me veprimet e veta, presidenti i vendit po “rreshtohet për krah dy shteteve të vetme që punojnë kundër shtetësisë së Kosovës – Serbisë dhe Rusisë”.

Komenteve të presidentit se ai nuk qëndron prapa kësaj iniciative, Osmani ka thënë se kjo do të vërtetohet në momentin që potencialisht atij i shkon Ligji në tavolinë.

“Thaçi do të rreshtohet prapa kësaj tendence kur ta nënshkruaj këtë ligj nëse ai ligj kalon. Do ta konfirmohet se ai është koka e kësaj iniciative”, ka thënë Osmani.

Sipas Osmani, tani për tani se kush është për e kundër Speciales është çështje e mbyllur.

“Tani është çështja këtë shtet që e kemi ta mbajmë dhe ta forcojmë me miqtë ndërkombëtar, apo ta rrënojmë deri në atë masë raportet me miqtë saqë do të jenë të parikuperueshme”, ka thënë ajo.

Duke folur për votën e Lëvizjes Vetëvendosje, ajo ka thënë se “përtej zhvillime të brendshme të cilësdo parti kjo është një kauzë që do të duhej të na bashkonte të gjithëve në mbrojtje të Republikës”.

“Jo vetëm ata të Vetëvendosjes, por edhe deputetë të tjerë konsideroj se duhet ta rimendojnë pozicionin e tyre karshi kësaj çështje. Ne, shumë moti nuk kemi qenë kaq unikë si LDK si në këtë çështje”, ka thënë Osmani./Koha.net/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme