Google ADS

Osmani takon Xhaferoviqin: Nënvizova mbështetjen për integritetin territorial të Bosnjës

15:49 | 12 Mars 2022
V. S.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar anëtarin boshnjak të Presidencës së Bosnje e Hercegovinës, Shefik Xhaferoviq, në kuadër të Forumit të Diplomacisë që po mbahet në Antalia të Turqisë.

“U nënvizua mbështetja e Kosovës për integritetin territorial dhe sovranitetin e Bosnje e Hercegovinës dhe angazhimin tonë për të rritur bashkëpunimin për agjendën tonë të përbashkët euroatlantike”, ka shkruar Osmani në twitter./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme