Kandidatja e LDK-së për kryeministre, Vjosa Osmani pas takimit që pati me rininë e Lidhejss Demokratike të Kosovës, ka thënë se të rinjtë e të rejat e shtetit e kanë pasur përherë peshën e ndryshimit politik në vend.
Përmes një shkrimi të publikuar në Facebook, Osmani ka thënë se shteti i kapuar, s’ka arritur që t’i bartë me vete rininë, derisa, i ka lënë pas ata.
“Të rinjtë e të rejat e Kosovës kanë bartur përherë peshën e ndryshimit politik në vend; kanë bartur peshën e vet shtetit. E shteti i kapur s’ka arritur t’i bartë me vete ata; i ka lënë pas.
Sukseset e të rinjëve në inovacion, në sport, në kulturë, art, muzikë e shkencë kanë qenë përherë një standard më lart se politika. Sot ato janë motivim i angazhimit tonë si ekip. Prandaj, është koha që politikën ta sjellim në atë standard. Këtë herë shteti u kthehet të rinjëve!”, ka shkruar Osmani.
Kandidatja për deputete, Vjosa Osmani ka thënë se në takimin që patën me Forumin e Rinisë në LDK-në, kanë takuar bazën më të shëndoshë të aktivizimit politik.
https://www.facebook.com/VjosaOsmaniMP/posts/1424185637743696?__xts__[0]=68.ARBZjROwj13d9dR1VLDXBRRrUIjMQwh8C8i7ZEjzMTp0UKBR5s5K99-UJOuZF1yImDghWvUsJjXEOUzSFe4a7QWkVwg33Jge22w3vQLzf1dMIF1JvftPukSra9Jc8mqVK_EzD9wppRg_whwioiEQKs8IfenAata6CGIhYcMo14dXX-SofuMaeCk3QuboPJ92rX_7635XkwXEw_R0smRgPhlxpvTJEwrUZAfXHINdeMrRaletxgV8_B67LrUEsKb8g_kqthTF7Y9skMjDu2AMTy-bEd5Mwb0XBcJyjUzcIzeBpjFrq7rD0RXjbuJzdb3FnanX9JEX_N3M0-zg4i_PVwgtLw&__tn__=-R
Atentat në Tiranë, vritet me breshëri plumbash një person
Hedhja e gazit lotsjellës në Kuvend, sot mbahet seanca gjyqë...
Lansohet sot dixhitalizimi i fiskalizimit në Kosovë, merr pj...
Mblidhen sot dy komisione parlamentare
Moti sot i vranët dhe me diell, mjegull në disa vende
Dianës i vjen motra në shtëpi, i thotë të dal nga shtëpia se...