Osmani takon Sheikha Moza bint Nasser, diskutojnë për bashkëpunim në projekte konkrete

16:06 | 30 Tetor 2024
K.B

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani është takuar me Sheikha Moza bint Nasser.

Osmani tha se kanë diskutuar për mundësitë për bashkëpunim në projekte konkrete që adresojnë çështje sociale.

“Një takim i përzemërt në Doha me Lartmadhërinë e Saj, Sheikha Moza bint Nasser, e njohur për lidershipin e saj vizionar në drejtimin e iniciativave transformuese në arsim, kulturë dhe zhvillim shoqëror. Në këtë frymë, diskutuam mundësitë për bashkëpunim në projekte konkrete që adresojnë çështje sociale, me synimin për të arritur përparim dhe zhvillim të qëndrueshëm”, shkroi Osmani në Facebook./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme