Osmani takon shefen e ardhshme të politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas

21:47 | 12 Korrik 2024
K.B

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me kryeministren e Estonisë dhe shefen e ardhshme të politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas.

Osmani përveç Kallasit, ka takuar edhe kryeministrin e Luksemburgut, Luc Frieden.

Presidentja ka njoftuar se kanë diskutuar për rëndësinë e bashkëpunimit dhe mbrojtjes së vlerave të cilat qëndrojnë në themel të Aleancës Veri-Atlantike.

“Gjatë Samitit të NATO-s, me kryeministren e Estonisë, Kaja Kallas dhe kryeministrin e Luksemburgut, Luc Frieden, mbi rëndësinë e bashkëpunimit dhe mbrojtjes së vlerave të cilat qëndrojnë në themel të Aleancës Veri-Atlantike”,shkroi Osmani në Facebook./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme