Presidentja e vendit, Vjosa Osmani gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është takuar me senatorin republikan Ted Cruz.
Osmani tha se diskutuan për sfidat e përbashkëta dhe shkëmbimi i ideve për bashkëpunim në fusha të interesit të dyanshëm.
“Forcimi i partneritetit ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së, adresimi i sfidave të përbashkëta dhe shkëmbimi i ideve për bashkëpunim në fusha të interesit të dyanshëm ishin në fokus të takimit me Senatorin republikan Ted Cruz. Shtetet e Bashkuara mbeten një aleat jetik për Kosovën dhe jemi mirënjohës për mbështetjen dhe përkushtimin e Senatorit Cruz ndaj vlerave dhe vizionit tonë të përbashkët”, shkroi Osmani në Facebook./Arbresh.info/
Brazil/ Shembet ura, lumi kontaminohet me pesticide dhe acid...
Parashikimi i motit për sot
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024