Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në Konferencën e Sigurisë së Mynihut, ka takuar senatoren amerikane nga Minnesota, Amy Klobuchar, me të cilën ka biseduar për relacionet Kosovë-SHBA.
Ajo përmes një postimi në Twitter, njoftoi se me senatoren amerikane kanë diskutuar edhe për tentimet e regjimeve autoritare për të zhbërë investimet amerikane në rajon.
“Sot gjithashtu takova senatoren Amy Klochubar në Konferencën e Sigurisë në Mynih për të diskutuar marrëdhëniet mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si dhe përpjekjet e regjimeve autoritare për të zhbërë investimet dekadëshe amerikane në rajon”, shkroi Osmani.
“Marrëdhëniet tona me Shtetet e Bashkuara janë po aq të forta sa gjithmonë dhe jemi të vendosur t’i thellojmë edhe më tej”, shtoi ajo. /arbresh.info/
Today I also met w/ Senator @amyklobuchar at #MSC2022 to discuss ??-?? relations, as well as the clear attempts of authoritarian regimes to undo decades of ?? investment in our region.
Our relations with the U.S. are as strong as ever and we’re committed to deepen them further. pic.twitter.com/WjnRnyMgeF
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) February 20, 2022
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...