Presidentja Osmani i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed Philanthropies, cila udhëheq delegacionin e kësaj organizate që po viziton Kosovën.
Alwaleed Philantropies janë në Republikën e Kosovës për të marrë pjesë në ceremoninë e organizuar nën patronatin e Presidentes së Kosovës ku do të dorëzohet një donacion i rëndësishëm për shëndetin e qytetarëve tanë në QKUK nga ana e Alwaleed Philanthropies.
Presidentja Osmani ka falënderuar në emër të të gjithë qytetarëve të Kosovës Alwaleed Philanthropies të udhëhequr nga Princi Alwaleed Bin Talal Al Saud, për këtë donacion që do të ketë efekt të jashtëzakonshëm në shëndetin e qytetarëve tanë si dhe ka ofruar bashkëpunimin e institucioneve të Republikës së Kosovës për realizimin e projekteve të tjera që janë në interes të qytetarëve të Republikës./Arbresh.info/
25 vjet nga themelimi i PDK-së, Krasniqi: Bashkë, drejt 25 v...
Sot shënohet Dita Botërore e Shëndetit Mendor
I konsideruar si ‘stuhia e shekullit’, momenti ku uragani Mi...
Protestojnë sot serbët në veri, kërkojnë lirimin e Arsenjevi...
Liban, vriten në një sulm izraelit pesë punonjës shëndetësor...
Me largimin e Begiristain, Man City alarmohet për Guardiolan