Google ADS

Osmani takon presidentin Çekisë, diskutojnë për forcimin e partneritetit mes dy shteteve

10:42 | 31 Gusht 2024
K.B

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me presidentin e Çekisë, Petr Pavel.

Osmani bën të ditur se gjatë takimit janë fokusuar në forcimin e partneritetit midis dy shteteve tona.

“Për herë të parë në historinë e raporteve midis Kosovës dhe Çekisë, sot, realizuam takimin e parë bilateral në nivel presidentësh. Takimi i sotëm me Presidentin çek Petr Pavel u fokusua në angazhimin tonë të përbashkët për paqe dhe siguri afatgjate në Evropë, si dhe në forcimin e partneritetit midis dy shteteve tona”, shkruan Osmani në Facebook./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme