Google ADS

Osmani takon Ministrin e Mbrojtjes së Italisë, diskutojnë bashkëpunimin në sektorin e sigurisë

18:42 | 19 Nëntor 2019
Arbresh.info

Sot nënkryetarja e LDK-së, Vjosa Osmani e shoqëruar nga anëtari i Kryesisë, Anton Quni ka takuar Ministrin e Mbrojtjes së Italisë, Lorenzo Guerini.

Nënkryetarja Osmani falënderoi Ministrin Guerini për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm deri tani si dhe përkrahjen e vazhdueshme të Italisë në fusha të ndryshme, përfshi atë të mbrojtjes.

Ajo poashtu njoftoi Ministrin Guerini lidhur me rrjedhën e negociatave për formimin e Qeverise si dhe për vullnetin lidhur me reforma në fusha te ndryshme, duke u fokusuar në sundimin e ligjit.

Osmani dhe Quni prezantuan disa nga mundësitë e intensifikimit të bashkëpunimit me Italinë si dhe e njoftuan Ministrin lidhur me prioritetet e LDK-së në institucionet që pritet të ndërtohen nga zgjedhjet e 6 tetorit. Poashtu, diskutuan lidhur me bashkëpunimin me KFOR-in në Kosovë si dhe me NATO-n si organizatë ku Kosova aspiron anëtarësimin./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme