Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani sot e ka pritur në takim ministren e Turizmit të Shqipërisë, Mirela Kumbaro.
Me anë të një postimi në Facebook, ajo theksoi se ato kanë ndarë me njëra-tjetren elemente që përfaqësojnë dy vendet shqipfolëse, shkruan Arbresh.info.
“Një gur nga lumi Vjosa me punim nga duart e arta të grave të Gjirokastrës dhe një brosh me ngjyrat kuq e zi i punuar nga duart e arta të grave të Drenicës, le të jenë simbole shtesë të lidhjes sonë të pathyeshme dhe inkurajim për projektet që i kemi përpara për promovimin e bukurive të jashtëzakonshme të shteteve tona”, u shpreh ajo.
“Faleminderit Mirela Kumbaro për përkrahjen e vazhdueshme”, ka shkruar Osmani./Arbresh.info/
Lëndimi i Pedrit edhe është më i rëndë se sa u mendua fillim...
Gërvalla thotë se masat e BE-së janë “dhuratë” nga Lajçaku d...
Në takim me banorët e Bardhoshit, Hajrulla Çeku premton orie...
Forcimi i partneritetit Tiranë-Romë/ Rama dhe Meloni do firm...
Trump kufizon numrin e emigrantëve që do të pranohen në SHBA...
Sindikata e RTK-së: Nëse pagat nuk u dalin punëtorëve brenda...
sq