Presidentja Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur se ka takuar ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedoncin dhe komandantin e FSK-së, gjenerallejtënant Bekim Jashari.
Me anë të një postimi në Facebook, Osmani ka uruar ministrin Macedonci dhe gjenerallejtënant Jashari për angazhimin në institucionet e mbrojtjes në misionin e tyre të shenjtë.
Gjithashtu Osmani, ka potencuar se ushtria e Kosovës po fuqizohet çdo ditë si partnere e besueshme e ushtrive aleate në NATO.
“Ushtria e Kosovës po fuqizohet dita-ditës, si partnere e besueshme e ushtrive aleate në NATO. Sot përgëzova Ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci dhe Komandantin e FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari për angazhimin e institucioneve tona të mbrojtjes në misionin e shenjtë që kanë”, ka shkruar Osmani./Arbresh.info
Irani thotë se depoja e naftës Shahran është cak i sulmeve i...
Moti sot me diell, temperatura arrin 28 gradë
Netanyahu thërret kabinetin e sigurisë pas raundit të ri rak...
Media shtetërore iraniane thotë se breshëria e fundit përfsh...
Ngjarje e rëndë në Itali, 45-vjeçarja shqiptare vritet me th...
Parashikimi i motit për nesër